Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjenden mbi 500 gramë drogë, para e armë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit nga Policia, u janë gjetur dhe konfiskuar 516.86 gramë substanca të dyshuara narkotike lloji marihuanë, 1095 euro kesh, një armë automatike AK-47, një pistoletë, dy telefona dhe dy peshore digjitale.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë  e dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar : 516.86 gram substanca të dyshuara narkotike lloji marihuanë, 1095€ kesh para, një armë automatike AK-47, një pistoletë,  dy telefona dhe dy peshore digjitale”, ka njoftuar policia.

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe  me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje”.