Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar të premten dy persona të dyshuar për përfshirjen në 27 raste të vjedhjeve në rajonin e Prishtinës.
Të arrestuarit janë A.D dhe H.M.
Sipas komunikatës së Prokurorisë, të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në njëzetë e shtatë (27) raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në Komunën e Prishtinës.










