Policia e Kosovës gjegjësisht Drejtoria Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë gjatë ditës së sotme ka arrestuar 4 zyrtarë e ish zyrtarë komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Me urdhër të prokurorit zyrtarët e arrestuar janë dërguar në paraburgim prej 48 orësh.
Sipas burimeve të KosovaNews bëhet fjalë disa drejtorë e ish- drejtorë të Komunës së Gjakovës dhe zyrtarë ligjorë në këtë komunë më saktësisht:

Arben Bakalli– Drejtor i Drejtorisë për Urbanizem në Gjakovë,

Elida Bejtullahu – Udhëheqëse e Sektorit Urbanistik,

Afërdita Lama – ish Dejtoreshë e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër në Gjakovë dhe
Arianit Kupa – Zyrtar ligjor në komunën e Gjakovës,
Personat e arrestuar dyshohen se në vitet 2018 dhe 2019 kanë keqpërdor detyrën zyrtare, duke lëshuar kundërligjshëm pëlqime e vendime, fjala është për prona shoqërore e rrugë publike dhe Dëmi i shkaktuar konsiderohet që kap shifrën e afër 1 milion euro.
The post Arr*estohen Drejtori dhe udhëheqësja e sektorit të Urbanizmit në Komunën e Gjakovës, ish drejtoresha e kadastrit dhe një zyrtar ligjor appeared first on Kosovapost.net.