Arrestimi i shtetasit të Suedisë, Policia: Dyshohet se si drejtues i grupit kriminal në bashkëkryerje ka blerë armë dhe municione që t’i shesë

Policia dhe Prokuroria Specaile kanë dalë me një komunikatë të përbashkët për arrestimin e shtetasit të Suedisë të kërkuar me urdhër arrest nga autoritetet atje.

A. B. dyshohet se si drejtues i grupit kriminal, në bashkëkryerje ka blerë armë dhe municione, me qëllim që t’i transportojë dhe t’i shesë. Gjithashtu, i njëjti dyshohet se me qëllim mashtrimi ka falsifikuar dokumente dhe ka vjedhur identitet të huaj.

Lidhur me rastin, autoritetet e Kosovës kanë mbajtur kontakte dhe bashkëpunim të ngushtë me autoritetet policore të Suedisë, për arsye se i dyshuari A. B. ishte shtetas i Suedisë dhe në kërkim ndërkombëtar nga shteti në fjalë.

Gjatë arrestimit në shtëpinë ku qëndronte i dyshuari janë sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:

– 52480 euro para të gatshme,

– patentë shofer suedez –me dyshim te  falsifikuare nr, 27242813 ne emër te një personi tjetër,

– letërnjoftim suedez – me dyshim te falsifikuare nr, 2365959 ne emër te një personi tjetër,

– tre (3) telefona celularë,

– orë Rolex ngjyra e bardhe –ari,

– një HDD SEAGEATE P/N. 1TEAPS-500,

– një DVR ,

– një veturë.

Ndërsa, gjatë operacionit të parë policorë të datës 12.03.2023, gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale ishin sekuestruar:

njëzet (20) armë (AK-47)

njëzet (20) karikator (AK-47)

dy automjete

gjashtë telefona si dhe

dokumente relevante për rastin.

I dyshuari, me nënshtetësi të Suedisë, është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor PSRK do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së pararbugimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.