Arrestimi i Noizyt në Zvicër – i publikohen në YouTube 19 këngët nga albumi i ri “Icon”

Ndërkohë që emri i Noizyt ka bërë bujë në media pas raportimeve për ndalimin e tij në Zvicër, vëmendjen po e tërheq edhe një tjetër zhvillim paralel, publikimi i 19 këngëve të albumit të tij më të ri “Icon” në platformën YouTube.

Deri tani, arsyet zyrtare të ndalimit nuk janë bërë të ditura, por ngjarja ka shkaktuar një valë reagimesh dhe spekulimesh në rrjetet sociale.

Një ndër zërat që ka hedhur dyshime është Stresi, i cili përmes një postimi la të kuptohet se ndalimi mund të jetë i lidhur me tiktokerin Medi Iseni, person me të cilin Noizy pati një përplasje të ashpër vitin e kaluar.

Foto: Screenshot/YouTube

Edhe pse nuk ka ende konfirmime zyrtare për këtë lidhje, komenti i Stresit ka ndezur diskutimet dhe ka rikthyer në vëmendje sherrin virtual mes tiktokerin.

Në mes të kësaj vale lajmesh e hamendësimesh, Noizy ka publikuar në mënyrë të befasishme të gjitha këngët e albumit “Icon”, një projekt që përfaqëson një moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

Foto: Screenshot/YouTube

Koincidenca e kohës – ndalimi në Zvicër dhe publikimi i menjëhershëm i albumit – ka bërë që shumë fansa dhe ndjekës të spekulojnë nëse bëhet fjalë për një strategji të qëllimshme, apo nëse zhvillimet janë të ndara mes tyre.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: emri i Noizyt vijon të dominojë lajmet, si në muzikë ashtu edhe jashtë saj, dhe albumi “Icon” tashmë po shpërndahet në rrjet.

19 këngët e albumit “Icon” të Noizyt:

1. Lately

2. Dashni ke ra

3. Netët e vona

4. Xhane

5. Lule Bore

6. King Kong

7. Follow you

8. Combo

9. Icon

10. Më dukeni

11. Vllazni

12. Shoqe

13. Faster

14. Dikur

15. Pa pa pa

16. Canten

17. Money Pile Up

18. Nëndetse

19. Dodo.