Arrestimi i kameramanit, Zogaj: Më i keq se modeli i qeverisjes Kurti do të ishte ai i Osmanit, ka ku shkon me poshtë

Më herët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi për arrestimin e kameramanit i mediumit Paparaci, Jetmir Muji, i cili ka qenë duke xhiruar në shkollën ku shkojnë vajzat e presidentes Osmani.

Rreth kësaj ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj.

Ky i fundit ka vlerësuar se modeli i një qeverisjeje të Vjosa Osmanit do të ishte edhe më i keq se ai i Kurtit.

‘‘Kushdo qe mendon qe nuk ka pushtet me te keq sesa ky i Kurtit, vec le ta mendon Vjosen. Demek, modeli ma i keq i nje qeverisje te Kurtit do te ishte vetem ai i Vjosa Osmanit.

Pra, ka ku shkon me poshte.

E kane arrestu nje kameraman vec pse ka fotografi ne publik makinat e Vjosa Osmanit’’, ka shkruar ai.