Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka komentuar arrestimet e fundit lidhur me vrasjes e policit Muhamed Lika.
Meqenëse disa të arrestuarit i përkisnin një grupi me prirje ekstremiste fetare, i pari i Kaçanikut nuk e ka mohuar se vrasja e policit ka qenë e ndikuar nga ky grup.
Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ai ka thënë se do të kërkon edhe ndihmën e qytetarëve për këtë çështje.
“Nuk mund të mohoj që mos të ketë individ të caktuar me ide radikale islamiste, por më tani si grupe të organizuara nuk kemi pasur ndonjë informacion. Por nuk përjashtohet asnjë mundësi, por në ditët në vijim do të kemi takime por edhe me qytetarët kërkojmë bashkëpunim”, është shprehur Ilazi.