Arrestim i ri nga BIA serbe – Ish-pjesëtar i UÇK-së ndalohet në Serbi, po akuzohet për kr*ime lu*fte

Lulzim Halili, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar sot nga shërbimi informativ serb (BIA) në qytetin e Svilanacit, në territorin e Serbisë.

Lajmin e ka mësuar Tëvë1 përmes burimeve të saj.

Sipas të njëjtave burime, autoritetet serbe po e akuzojnë Halilin për krime lufte ndaj popullatës serbe gjatë luftës në Kosovë, megjithëse detajet konkrete mbi aktakuzën eventuale nuk janë bërë ende publike nga ana zyrtare.

Arrestimi i tij ngre sërish shqetësime mbi sigurinë juridike të qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi, sidomos ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët vazhdimisht janë përballur me arrestime të tilla të bazuara në akuza politike dhe të paqarta.

Autoritetet kosovare deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë rast.

The post Arrestim i ri nga BIA serbe – Ish-pjesëtar i UÇK-së ndalohet në Serbi, po akuzohet për kr*ime lu*fte appeared first on Kosovapost.net.