Arratiset i paraburgosuri nga Klinika Ortopedike e SHSKUK-së

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:30 është arratisur nga Klinika Ortopedike e SHSKUK-së i paraburgosuri me inicialet A.K.

I njëjti që ishte duke u trajtuar në këtë klinikë ishte nën masën e paraburgimit për veprën penale “tentim vrasje”.

Për këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa dy zyrtarë korrektues janë ndaluar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në njoftim ka thënë se po ballafaqohet çdoherë me raste të ngjashme si shkak i mungesës se dhomave të sigurta për trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve në SHSKUK.