Arnold Schwarzenegger zbulon filmin nga i cili fitoi më shumë para

Arnold Schwarzenegger ka grumbulluar një pasuri mbresëlënëse gjatë viteve.

Aktori 77-vjeçar e nisi karrierën e tij si bodybuilder përpara se të fillonte të merrej me aktrimin në fillimin e viteve 1980.

Që atëherë, ai ka luajtur në shumë filma dhe shfaqje televizive si Kindergarten Cop, Conan the Barbarian, The Running Man, Predator, Terminator, Jingle All the Way, Batman & Robin dhe të tjerë. Megjithatë, ka një film që i solli atij shumë para dhe ai e zbuloi se cili nga mbi 40 filmat e tij është.

Së fundmi, Arnold u pyet se cili film i tij fitoi pagën më të madhe dhe, çuditërisht, nuk ishte Terminatori.

“Epo, numri një, ishte Twins, sepse nuk morëm para dhe as rrogë, por me pronësi”.

Ai u pyet edhe nëse kishte fituar më shumë se 20 milionë dollarë.

“Oh po, shumë më tepër”, duke shtuar se ishin më shumë se 40 milionë dollarë.

“Ishte më shumë se në çdo film që kam bërë ndonjëherë, le ta themi kështu”.