Arne Slot i kthehet keq Wayne Rooney: Po vjet, a isha si Jurgen Klopp?

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka hedhur poshtë komentet e Wayne Rooney, i cili kishte deklaruar se holandezi nuk ka “aurën” e duhur për të drejtuar klubin e madh anglez.

Slot u shpreh me tone ironike, duke theksuar se e vetmja gjë që ka të përbashkët me paraardhësin e tij, Jürgen Klopp, është fakti se të dy kanë fituar kampionatin.

“E vetmja gjë që kemi të përbashkët unë dhe Jurgeni është se të dy kemi fituar ligën, dhe kjo nuk është pak, apo jo?”, deklaroi ai, duke nënvizuar se sa më shumë të fitojë një trajner, aq më shumë “aurë” fiton.

Slot shtoi më tej se perceptimi për aurën lidhet drejtpërdrejt me suksesin në fushë. “Mendoj se njerëzit do të thoshin se sezonin e kaluar kisha më shumë aurë se këtë sezon,” tha ai me një dozë autoironike. Megjithatë, ai pranoi se Klopp ka padyshim aurë, por theksoi se edhe një trajner fitues krijon automatikisht autoritet dhe respekt. “Është e drejtë të thuhet se Jurgen ka aurë, por edhe një trajner që fiton ka aurën e tij,” përfundoi Slot, duke dërguar një mesazh të qartë për kritikët.

The post Arne Slot i kthehet keq Wayne Rooney: Po vjet, a isha si Jurgen Klopp? appeared first on Telesport.