Arne Slot fillon “spastrimin”, i bën dalje një emri të njohur

Pas disa goditjeve të bujshme që ka bërë këtë verë, ku më i fundi është transferimi i Hugo Ekitike për 95 milionë euro, te Liverpool po mendojnë të bëjnë “spastrimet” e nevojshme për të pasur hapësirën e duhur në ekip.

Një nga emrat të cilit Arne Slot i ka bërë përfundimisht dalje është Federico Chiesa, i transferuar verën e kaluar për 12 milionë euro nga Juventus, por nuk tregoi asgjë në sezonin e parë në Angli.

Luajti vetëm 104 minuta në total në Premier League për gjithë sezonin e kaluar. Arne Slot nuk e ka përfshirë italianin në listën me 29 lojtarë të grumbulluar për fazën parasezonale që Liverpool po zhvillon në Azi.

E ardhmja e Chiesa duket se do jetë në Serie A ose në La Liga. Napoli dhe Atletico Madrid janë dy klubet e interesuara për 29-vjeçarin. Nga ana tjetër, Liverpool është më i prirur për shitjen përfundimtare të lojtarit, por nuk përjashtohet as mundësia e huazimit me detyrim blerje.

The post Arne Slot fillon “spastrimin”, i bën dalje një emri të njohur appeared first on Telesport.