4 humbjet rresht në Premier League duket se kanë tronditur stolin e Arne Slot. Holandezi po kalon momentin më të vështirë si trajner i Liverpool-it.
Shpenzimet e shumta në merkaton e verës, rreth 500 milionë euro, nuk po japin atë që pritej dhe fajtori kryesor për 4 humbjet rresht të Liverpool, konsiderohet pikërisht Arne Slot.
“Caught Offside” raporton se në rast se Liverpool do vendosë të shkarkojë Arne Slot, pasuesi i tij pritet të jetë Jurgen Klopp. Trajneri gjerman që nuk ka drejtuar ekip tjetër pikërisht pas largimit nga Liverpool, duket se është gati të rikthehet edhe njëherë në “Anfield”.
Ndeshja e ardhshme ndaj Aston Villa-s në këtë fundjavë mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Arne Slot.
The post Arne Slot drejt shkarkimit, Liverpool piketon zëvendësuesin e holandezit appeared first on Telesport.










