Arne Slot do një qendërmbrojtës! Alternativat, një në Itali, një në Angli

Liverpool i ka befasuar të gjithë me blerjet në repartin ofensiv, por Arne Slot tani po mendon edhe për mbrojtjen.

Klubi i kuq po kërkon një qendërmbrojtës dhe opsionet janë dy: Giovanni Leoni (Parma) dhe Marc Guehi (Crystal Palace).

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar italian shihet si një nga lojtarët më premtues në Europë në rolin e tij dhe nuk kushton shumë. Ndërkohë, Guehi është në vitin e fundit të kontratës me Crystal Palace.

Pritet të shohim një ndërhyrje brenda javës së ardhshme, sepse Liverpool nxiton.

The post Arne Slot do një qendërmbrojtës! Alternativat, një në Itali, një në Angli appeared first on Telesport.