Pas 4 barazimeve rresht, Liverpool ka dështuar sërish në Premier League, duke u mundur në shtesë 3-2 nga Bournemouth. Në përfundim të ndeshjes, Arne Slot, i cili tashmë është në fije të perit, ndër të tjera zbuloi se humbja sot erdhi për shkak të lodhjes, duke iu referuar ndeshjes në mesjavë në Champions League.
“Mendoj se ishin vetëm 5-10 minuta në pjesën e parë ku nuk kishim kontroll të plotë, luajtëm mirë disa minuta kundër tyre, por pësuam dy herë dhe kjo nuk na ndihmoi.
Është e drejtë të thuhet se në 10 minutat e fundit të ndeshjes, loja ishte më e hapur, por shihja se lojtarët e mi ishin të lodhur sepse kanë pasur vetëm dy ditë pushim mes ndeshjeve rresht”, tha Slot.
“Janë kryesisht të njëjtët lojtarë që duhet të luajnë dhe mund të them me siguri se ishin shumë të lodhur dhe nuk mund t’i fajësoj, veçanërisht nëse përballesh me një ekip shumë intensiv të Bournemouth”, shtoi Slot.
Justifikimi i Slot ka acaruar më shumë tifozët e Liverpool, pasi ngarkesa është e njëjtë për të gjithë klubet e mëdha dhe jo vetëm për të kuqtë. Shumica e tyre kanë kërkuar shkarkimin urgjent të holandezit.
The post Arne Slot acaron më keq tifozët, gjen justifikimin banal për humbjen ndaj Bournemouth appeared first on Telesport.










