Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, refuzoi të thotë se Izraeli do të kishte nevojë për “leje” nga SHBA për të rifilluar luftimet kundër Hamasit në Gaza, nëse organizata rebele vijon të jetë kërcënim për vendin.
Ai theksoi se plani amerikan për armëpushim ka mbështetje të gjerë rajonale dhe është “më i miri” dhe “i vetmi plan” në tryezë.
Gjatë një konference për shtyp në qendrën e koordinimit të armëpushimit SHBA–Izrael, Rubio u pyet nëse Izraeli mund të rifillojë luftimet në mënyrë të pavarur, në rast se Hamasi riarmatosej ose rigrupohej.
“Nuk mendoj se kjo ka të bëjë me leje apo diçka të tillë. Kjo lidhet me faktin që të gjithë jemi të përkushtuar ta bëjmë këtë plan të funksionojë. Nuk ka plan B. Ky është plani më i mirë, i vetmi plan. Është ai që besojmë se mund të ketë sukses, dhe që tashmë është në rrugën drejt suksesit.”, tha Rubio.










