Pas një kohe relativisht të gjatë larg skenës, këngëtari i njohur Armend Rexhepagiqi është rikthyer më energjik se kurrë.
Jo vetëm që po punon me intensitet të lartë në projekte të reja muzikore, por edhe ka surprizuar fansat me një transformim të dukshëm në pamje, shkruan “Kosovarja”.
Rexhepagiqi ka shkurtuar dhe lyer flokët, duke i dhënë vetes një look modern e bashkëkohor.
Me më pak kilogram, imazh të freskët dhe këngë të reja , duket se Armendi është gati të rifitojë vendin e tij në majat e muzikës shqiptare.