Mbrëmë, ambasadori gjerman, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot patën një intervistë në ‘Klan Kosovë’.
Rohde kritikoi krizën aktuale, dhe ditë më parë kishte thënë se kur dështon, duhet të ndërrohet lojtari.
Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se vullneti i popullit nuk deformohet në studio të Klan Kosovës. Pa i përmendur ambasadorët, Muja duket se godet Rohden e Guerotin.
Postimi:
Katër deputetet gra më të votuara nga katër subjektet e para në legjislaturën e nëntë janë:
1. Lëvizja VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, 125 722 vota.
2. Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, 41 929 vota.
3. Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, 63 164 vota.
4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Social-demokrate, Time Kadrijaj, 15 597 vota.
Albulena ka më shumë vota sesa Vlora, Doarsa dhe Timja bashkë: 125 722 përkundrejt 120 690! Vullneti i popullit të Kosovës nuk mund të deformohet në studio të Klan (në pronësi të K.G. Djakovica, Srbija).