Malaga luajti baras 2-2 me Mirandes në kuadër të La Liga 2, ndërsa sulmuesi shqiptar në këtë takim realizoi një gol të mrekullueshëm.
Sadiku shënoi pa shikuar fare në portë dhe për mrekulli e goditi topin që përfundoi më pas në rrjetën e kundërshtarëve.
Pas golit e gjitha banka rezervë u ngrit në këmbë për ta festuar, pasi Armando befasoi të gjithë me këtë goditje.
Ndryshe, skuadra e Malagës është në vendin e 15-të me 28 pikë.