Armando Broja drejt Ajax-it?

E ardhmja e Armando Brojës raportohet se mund të jetë në Amsterdam, pasi Chelsea po shqyrton mundësinë që ta përfshijë sulmuesin shqiptar në marrëveshjen për transferimin e Jorrel Hato-s nga Ajax-i.

Sipas medieve britanike 19-vjeçari Hato, që prej javësh ndodhet në ‘radarët’ e Arsenalit, është vlerësuar nga Ajax-i 40 milionë euro, shifër që londinezët e “Emirates” kanë hezituar ta paguajnë.

Kjo ka krijuar hapësirë për Chelsea-n, që synon të përfitojë nga situata duke futur kartonin e Brojës në bisedime, për të ulur çmimin.

Broja, i cili mbetet në pronësi të ‘Bluve’ të Londrës, shihet si një opsion interesant për Ajax-in, që më herët është informuar për situatën e tij kontraktuale.

Chelsea është gati të sakrifikojë Brojën për të mbyllur me sukses operacionin për mbrojtësin e talentuar.

The post Armando Broja drejt Ajax-it? appeared first on Kosovapost.net.