Arkitektët e Kosovës sot bëhen me odë

 

Sot do të mbahet mbledhja konstituive e Odës së Arkitektëve të Kosovës.

Sipas Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, “ky është një hap historik dhe thelbësor për garantimin e profesionalizmit dhe rregullimit të fushës së arkitekturës në vend”.

“Oda do të shërbejë si një trup profesional dhe ligjor që mbron të drejtat e arkitektëve dhe siguron rregulla të qarta në profesion, duke eliminuar keqpërdorimet dhe abuzimet që shpesh janë kryer nën emrin e shoqatave të papërgjegjshme”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

“Ky është një hap i domosdoshëm drejt krijimit të një mjedisi të drejtë dhe të ndershëm për të gjithë profesionistët”.

Ngjarja fillon nga ora 10:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.