“Personi i Vitit i Revistës Time për vitin 2025″ nuk është një person i vetëm.
Në vend të kësaj, revista ka njohur figurën më me ndikim të vitit si “arkitektët” e inteligjencës artificiale (AI).
Shefi i Nvidia, Jensen Huang, kreu i Meta, Mark Zuckerberg, pronari i X, Elon Musk dhe pionerja e AI-së, Fei-Fei Li, janë ndër ata që përshkruhen në njërën nga dy kopertinat e revistës.
Ekspertët thonë se kjo nxjerr në pah se sa shpejt IA dhe firmat që qëndrojnë pas saj po e riformësojnë shoqërinë.
Kjo vjen ndërsa një bum në teknologji, i nxitur nga lansimi i ChatGPT nga OpenAI në fund të vitit 2022, vazhdon me ritëm të shpejtë, raporton BBC.
Shefi i saj, Sam Altman, tha në shtator se chatbot-i i saj përdoret nga rreth 800 milionë njerëz çdo javë.
Firmat e mëdha të teknologjisë po investojnë miliarda dollarë në IA dhe infrastrukturën që qëndron pas saj në një përpjekje për të qëndruar përpara rivalëve.
Këtë vit ka dy kopertina – njëra një vepër arti që përshkruan shkronjat IA e rrethuar nga punëtorët dhe një tjetër një pikturë e fokusuar në vetë liderët e teknologjisë.











