ARKEP: Mos implementimi i kodit +383 nga 15 shkurti, operatorët i pret gjoba

Operatorët mobil Vala dhe IPKO i presin gjobat nëse nuk fillojnë implementimin e kodit të Kosovës +383 pas datës 15 shkurt.
Zyrtarët e Telekomit kanë thënë më 14 shkurt do të fillojnë impelmentimine kodit +383.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, tha gjobat për mos implementim për operatorët janë në shumë prej 10 mijë euro, por sipas tij, kjo shumë mund të rritet në muajt në vazhdim.
“Operatorët e telefonisë janë gjobitur me nga 10 mijë euro për mos largim të kodeve të huaja deri më datën 15 janar 2019, nëse ata nuk largojnë këto kode deri më 15 shkurt, gjoba vazhdon të jetë në fuqi në shumën prej 10 mijë euro edhe për muajin vijues, me mundësi të rritjes se saj në vazhdimësi nëse nuk largohen kodet e huaja”, tha ai.
Gashi ka treguar se Vala ka paralajmëruar impelemtimin e kodit shtetëror.
“Telekomi i Kosovës tashmë ka paralajmëruar se do të bëjë ndërprerjen e kodit +377 më datën 14 shkurt, do të thotë se ata nuk do të gjobiten më tutje dhe megjithëse me vonese kanë filluar me zbatim të vendimit për kodin. Ky hap i Telekomit të Kosovës është shumë pozitiv dhe ne e inkurajojmë që të bëjë sa më parë të gjitha ndryshimet teknike në mënyrë që ky operator të përfitoj direkt nga Kodi i Republikës së Kosovës +383”, ka thënë kryetari i Bordit të ARKEP-it Kreshnik Gashi.
Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Arsim Bilalli ka konfirmuar për Telegrafin se nga e enjat më 14 shkurt, do ta zevndësojnë +377 me kodin e Republikës së Kosovës +383.
“Të gjithë konsumatorët e VALA-s janë njoftuar tashmë se nga data 14 shkurt 2019, prefiksi +377 do të zëvendësohet me kodin e ri +383, me ç’rast thirrjet me prefiksin +377, nuk do të jenë më të mundura”, ka bërë të ditur ai.
Bilalli ka thënë se Telekomi i kanë bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme teknike, për impelmetimin e kodit të ri +383, përkundër pengesave të shumta që janë përballur.
Ndryshe, Kosova e ka marr kodit shtetëror +383 në vitin 2016, por nuk është implemtuar deri më tash për shkak të kapaciteteve teknike.