Aktorja nga Shqipëria, Arjola Demiri, këtë verë e kaloi në Kosovë, ku prezantoi emisionin “21 gradë” në “RTV 21”. Përveç angazhimeve në ekran, ajo nuk i ka munguar as ditët e relaksit.
Me sa duket, Arjola di si t’i balancojë punën dhe argëtimin, shkruan “Kosovarja”.
Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë foto ku shihet duke shijuar jetën në një jaht. Pamjet e qejfit dhe atmosferës luksoze e kanë bërë edhe më të komentuar këtë verë.
Me një kombinim të elegancës dhe natyrshmërisë, ajo ka treguar se suksesi dhe kënaqësia mund të ecin paralelisht.