Arifi thotë se BE-ja po vazhdon me ecjen e “breshkës” në raport me Kosovën

Njohësi i politikës, Dritëro Arifi ka folur rreth vizitës së presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa në Kosovë.

Ai tha se kjo vizitë është e rëndësishme por duhet të pasojë edhe me përmbajtje.

Tutje, Arifi shtoi se BE-ja po vazhdon me ecjen e “breshkës” në raport me Kosovën, duke thënë se nuk po investon shumë në zhvillimin e paqes së qëndrueshme.

“Normalisht ne mund të flasim edhe nga ajo që është thënë në publik që i marrim si fakte, ajo që tha nuk është diçka e re, është thënë më herët. Nuk pat ndonjë sinjal shumë pozitiv për largimin e masave. Ajo që është më rëndësi është që presidenca e kërkoi, njohjen nga BE-ja”, tha Arifi.

“Duhet parë edhe biografinë e tij, ai është diplomatë, fjalët e tij ishin të ngjashme me atë të Borrel”.

Sipas tij, BE ende beson në vendimmarrjen e shteteve të pavaruar.