Arifi: Rezultati i zgjedhjeve nuk është i qytetarëve që jetojnë në Kosovë (VIDEO)

Opinionisti Avni Arifi ka deklaruar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, nuk janë rezultate të qytetarëve të Kosovës.

Në Klan Kosova, ai tha se ky rezultat është i diasporës, e që sipas tij, mërgata është bazuar në realitetin online, dhe jo në atë që jeton me të vërtetë qytetari i Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Rezultati flet vet. Opozita ka humbur, më shumë sesa Kurti ka fituar. Së pari në mënyrën strategjike të të menduarit. Data 28 dhjetor kur është diaspora këtu, edhe atë diasporën e ka bombarduar, Diaspora e ka krijuar një realitet hibrid, ku diaspora jonë mendon se realiteti online është realiteti që jetojnë qytetarët e Kosovës. Ky rezultat nuk është i qytetarëve që jetojnë në Kosovë. Pas një jave 100 mijë jave që e kanë votuar shkojnë, e na mbesim”, u shpreh Arifi.