Arifi: Kurrë s’do besoja që VV-ja është aq e çmendur sa ta propozonte Bashën për kryetar

Analisti Avni Arifi ka thënë se Albin Kurti po thotë se është kryeministër, po funksionon si kryeministër po nuk është kryeministër si duhet të jetë.

Sipas Arifit, edhe vetë Kurti e di që në pozicionin që është, ai pozicion është i paqëndrueshëm.

“Por çdo ditë e më tepër po dëmton pasi ai aty nuk është për t’i shërbyer Kosovës por për t’i shërbyer interesave të veta”.

“Çdo ditë e më tepër që është një kryeministër i tillë, pa asnjë pikë legjitimiteti, që është i sfiduar edhe nga Gjykata Supreme, s’po i bën nder as atij e edhe më hiç Kosovës”, tha Arifi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se kurrë nuk do të besonte që VV-ja do ta propozonte Dimal Bashën për kryetar kuvendi.

“Në pjesë të madhe të opinionit, akuzat kryesore kanë qenë te partitë opozitare se pse nuk po e votojnë kandidatin e VV-së”.

“Kurrë nuk do të besoja se Lëvizja Vetëvendosje është aq e çmendur për ta propozuar Dimal Bashën”, tha ai.