Opinionisti Avni Arifi ka folur në lidhje me prezencën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri.
Arifi tha se tendenca e manipulimit dhe e përdorimit të FSK-së për qëllime propagandistike, e godet shtetin tonë.
Në lidhje me këtë ai gjithashtu u shpreh se kemi arritur në atë situatë që ambasadori gjerman t’i thotë kryeministrit në detyre se është mashtrues.
“Besoj që kjo çka është parë, e godet Forcën e Sigurisë së Kosovës, e godet shtetin shtetin e Kosovës dhe institucionet e Kosovës, qasja që e ka bërë, tendenca e manipulimit dhe e përdorimit të FSK-së për qëllime propagandistike”, tha Arifi në Klankosova.
“Unë nuk kam parë ndonjëherë ambasadori gjerman me akuzu partinë në pushtet për narrativë mashtruese, do të thotë ambasadori gjerman po e akuzon Qeverinë e Kosovës që janë mashtrues, diçka që e kanë thënë në Kosovë vazhdimisht për Kurtin që është mashtrues, tash kemi mbrri në atë situatë që ambasadori gjerman me i thënë Kurtit je mashtrues”, u shpreh tutje Arifi.