Arifaj për vizitën e Thaçit te varri i babait: Emocione të dhimbjes e krenarisë

Ish këshilltari i presidentit Hashim Thaçi në një linjë të drejtpërdrejtë në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me vizitën e sotme të Thaçit tek varri i babait të tij dhe në shtëpi.

Ai ka thënë se vizita e tij sot është prit në tërë Kosovën jo vetëm në Drenicë me emocion, dhimbje por edhe me krenari.

‘’Ka qenë një emocion i thellë, emocion i përzier; i dhimbjes e i krenarisë edhe në Drenicë por edhe në tërë Kosovën’’.

‘’E rëndë por edhe krenare, e rëndë sepse e kishin vëllain e tyre afër por nuk mund ta shihnin por në të njëjtën kohë edhe një ndjenë e krenarisë por edhe një ndjenë e nderit që po e marrin që po e marrin nga e tërë qytetarët ane kënd Kosovës’’, ka thënë Arifi.

Ai ka folur edhe për mesazhin të cilin përmbante kurora e vendosur nga Thaçi tek varri i babait, Haxhi Thaçi që do i falënderon së shpejti dorë më dorë të gjithë qytetarët që i vizituan për ngushëllime familjen Thaçi.

Ai ka thënë se ai mesazh lë për të nënkuptuar se po i vjen fundi këtij procesi.

‘’Po i vjen fundi këtij procesi i cili po besoj që sot në Kosovë e kanë kuptuar të gjithë se  është politik dhe nuk ka lidhje me drejtësi’’.