Ariana Grande shkaktoi befasi në MTV Video Music Awards 2025 pasi triumfoi me çmimin kryesor “Video e Vitit” për hitin e saj Brighter Days Ahead.
Krijuesja e hiteve 32-vjeçare mposhti konkurrencë të fortë, përfshirë Billie Eilish, Kendrick Lamar, Sabrina Carpenter, The Weeknd dhe dyshen Lady Gaga & Bruno Mars.
Gjatë fjalimit të saj emocional të pranimit, Ariana ndau një mesazh frymëzues për optimizmin dhe shërimin: “Ky projekt ka të bëjë me kthimin tek vetja jonë e re dhe me ndërtimin e një jete më të sigurt. Nëse jeni në këtë udhëtim, ju premtoj se ditë më të ndritshme do të vijnë”, shkruan DailyMail.
Më herët gjatë mbrëmjes, Ariana mori në shtëpi edhe çmimin për “Best Pop” me të njëjtin projekt, duke u shfaqur e emocionuar dhe mirënjohëse për fansat e saj.
“Ju dua me çdo fije të qenies sime”, tha ajo mes lotësh, duke falënderuar ekipin, bashkëpunëtorët, madje edhe terapistin e saj.
Ceremonia u hap me energji të madhe kur Lady Gaga fitoi trofeun e parë të mbrëmjes në kategorinë prestigjioze “Artistja e Vitit”, duke lënë pas Taylor Swift.
Një natë e mbushur me yje, surpriza dhe emocione, VMA 2025 konfirmoi edhe një herë statusin e saj si një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës botërore.