Arian Tahiri kandidat i PDK për deputet: Ndjej se kam energji dhe dëshirë të kontribuoj për gjithë vendin

Arian Tahiri që kandidoi për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, do të jetë në listën e kësaj partie për deputet.Ai ka thënë se ka marrë besimin e plotë të Bedri Hamzës.

Tutje, ka thënë se përveç Mitrovicës ka energji dhe dëshirë të kontribuoj për të gjithë vendin.

“Të dashur qytetarë, Me kënaqësi ju njoftoj se kam vendosur të jem në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës, me besim të plotë se Bedri Hamza i duhet vendit tonë. Përveç Mitrovicës, ndjej se kam energji dhe dëshirë të kontribuoj për të gjithë vendin tim. Në listë më gjeni me numër 30!  Faleminderit për besimin dhe përkrahjen”, ka thënë Tahiri. /Gazeta Express