Arian Tahiri i PDK`së sot lidh koalicion edhe me një parti tjetër

Kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka arritur marrëveshje edhe me AAK’në për garën në balotazh.

Siç raporton Mitropol marrëveshja për koalicion do të nënshkruhet sot.

Koalicion PDK në Mitrovicë ka bërë edhe me LDK’në.

Në balotazhin e së dielës Tahiri do të përballet me Faton Pecin e VV’së.