Arian Tahiri: I kemi rregulluar Qendrat e Mjekësisë Familjare gjithandej lagjeve dhe fshatrave të Mitrovicës

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot disa prej Qendrave të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.
Tahiri ka thënë se çdo familje në Mitrovicë po ndjehet më e sigurt, sepse qendrat shëndetësore po funksionojnë shumë më mirë. Ai ka shtuar se janë përpjekur që t’iu qëndrojnë sa më afër banorëve me shërbime shëndetësore më cilësore, sepse shëndeti nuk pret dhe as qytetarët.
“Çdo familje në Mitrovicë ndjehet më e sigurt, sepse qendrat shëndetësore po funksionojnë shumë më mirë. Gjatë këtyre viteve jemi përpjekur t’iu qëndrojmë sa më afër banorëve me shërbime shëndetësore më cilësore, sepse shëndeti nuk pret dhe as qytetarët tanë.
Sot, Mitrovica e ka Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare më modernen, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Sot, Mitrovica i ka të rregulluara Qendrat e Mjekësisë Familjare gjithandej lagjeve dhe fshatrave të saj”.
Nuk do të lejojmë kurrë që nënat dhe baballarët tanë, fëmijët tanë, të mos e marrin kujdesin që e meritojnë. Nuk do të lejojmë kurrë që banorët e fshatrave të Mitrovicës të ndjehen të harruar.
Shëndeti juaj, prioriteti ynë!”, ka shkruar Tahiri.

Link: https://www.facebook.com/share/p/17YQig5fTn/