Arian Tahiri, deputet në ardhje dhe kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë, ka dënuar aktin e djegies së një bageri gjatë natës, pas rrënieve të disa ndërtimeve pa leje në komunën e Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Si kryetar i Degës së PDK-së në Mitrovicë, sot zhvillova një bisedë telefonike me pronarin e kompanisë “Euro Ndertimi” të cilit i është djegur mjeti i punës pas kryerjes së detyrës së tij.
Ky akt kriminal është i papranueshëm dhe përbën një tentativë të qartë për frikësimin e qytetarëve tanë.
Si Degë e PDK-së në Mitrovicë, e dënojmë fuqishëm këtë akt dhe kërkojmë reagim të menjëhershëm, hetim të plotë, si dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.









