Argjira dhe Graciano drejt prindërimit? Moderatorja thyen heshtjen

E ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ka qenë moderatorja Argjira Spanca. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj të gjatë në televizion në moderim, ka treguar gjithashtu edhe linjën e saj të jetës duke e rrëfyer në mënyrën më të veçantë. Argjira gjithashtu është ndalur edhe tek emisioni “She’s On Top” që transmetohet në Top Channel.

Gjatë intervistës Cubi e pyeti Argjirën në lidhje me planet e së ardhmes nëse ajo dhe Graciano së shpejti kanë në plan të bëhen prindër. Moderatorja u përgjigj duke thënë se:

Jam në një fazë që thjesht e kam lënë në dorë të Zotit. Mendoj realisht që kur të vijë do vijë.