Argjentina ka triumfuar ndaj Kilit në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Amerikës me rezultat 2 – 1, shkruan Fokusi.info.
Golat për kombëtaren e Argjentinës i shënuan Sergio Aguero (12′) dhe Paulo Dybala (22′), që në fund kishin vlerën e medaljes së bronztë.
Për kombëtaren kiliane ishte mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal (59′), ai që gjeti rrugën e golit nga pika e bardhë e penalltisë.
Goditja më e madhe për Argjentinën erdhi në minutën e 37-të, kur Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq, njëjtë si Gary Medel, për shkak të një zënke mes tyre, gjatë së cilës Medel e goditi me kokë yllin e Barcelonës.
https://streamable.com/qeu2i