Ardhja jonë është respektim i institucionit, ani pse s’ka marrëveshje politike

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se me ardhjen e tyre po respektojnë institucionin, përkundër që nuk ka marrëveshje politike, shkruan Reporteri.net.

Ai shtoi se “Abdixhiku e ka zgjeru propozimin e tij për një qeveri të përbashkët kalimtare. Duhet të ndërtohet një ekip i përbashkët. LDk mendon që janë disa çështje që duhet të trajtohen me urgjencë”.

Në atë se a ka pasur përpjekje nga Kurti për takim me LDK-në, Haziri tha se diçka e tillë është legjitime, por që takimet sipas tij duhet të zbardhen e të mos mbahen fshehtë.


“Është legjitime zhvillimi i takimeve. Duhet t’i zbardh takimet, mos t’i mbaj fshehtë. Ajo që besoj është që duhet me i bind deputetët për qëllim politik, e jo për përdorim. Me bë lëvizje për një përdorim”, tha ai.

/Reporteri.net/

Koci shpërthen edhe ndaj Izmakut: “Ec hin mrena e mos fol këtu”

Reporteri

09 Qershor 2025 | 11:06

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku me t’u pozicionuar për tu deklaruar para gazetarëve, ka ndërhyrë avokati Arianit Koci, i cili po vazhdon protestën e tij për mos-konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Koci i tha Izmakut se duhet t’i vinte “marre” që po do të deklarohet, përderisa deri tani s’kanë zgjidhur asgjë.

Madje në një moment i thotë të futet brenda e të mos flas.

“Zonja deputete qysh spo te vjen marre bre. S’po merrni vesh 30 herë e po flet këtu. Hec hin mrena edhe mos fol këtu”, ishin fjalët e avokatit Koci.

/Reporteri.net/

Koci proteston sërish para Kuvendit: Të mërkurën bëhet hera e 30, s’di pse po ju jepni hapësirë me fol deputetëve

Reporteri

09 Qershor 2025 | 10:54

Avokati Arianit Koci ashtu siç kishte paralajmëruar, po vazhdon protestën e tij para dyerve të Kuvendit për mos-konstituimin e tij, shkruan Reporteri.net.

Ai madje ka kërkuar nga gazetarët të mos i japin hapësirë deputetëve të deklarohen para tyre.

Aty Koci foli edhe për ndalimin e ish-policit të NjSO-së ditën e djeshme për të cilin ai tha se tani është dërguar në Suboticë dhe po merret në pyetje.

E kanë marrë në Kanish dhe e kanë dërguar në Suboticë. Prokurori i rastit po e merr në pyetje. Situata është e qartë. Besoj që shumë shpejt lirohet”, tha ai.

/Reporteri.net/

“Mandej flasim”, Haxhiu arrin në Kuvend, s’pranon të deklarohet për media

Reporteri

09 Qershor 2025 | 10:26

Kandidatja për Kryeparlamentare nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu ka arritur e para në Kuvendin e Kosovës ku pritet të nis seanca konstitutive.

Haxhiu s’ka pranuar të deklarohet për media kur është pyetur se a pritet të ndodh diçka ndryshe.

“Mandej flasim, kur të kryhet seanca”, tha Haxhiu.

/Reporteri.net/

Deputetët me 5 minuta punë, angazhojnë edhe asistentë me paga të majme

Reporteri

09 Qershor 2025 | 9:49

Sot do të jetë hera e 29-të që deputetët hyjnë e dalin nga Kuvendi.

Pavarësisht kësaj, ata po paguhen.

Madje, po paguhen edhe asistentët e tyre me paga të majme, edhe pse punë nuk po kryejnë.

FrontOnline ka publikuar listën e asistentëve të rinj të deputetëve, paga e së cilëve, sipas raportimeve të mëhershme sillet nga 640 € deri në 850 €, përfshirë këtu edhe benificionet shtesë.

Sot përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit, pritet skenari i njëjtë

Reporteri

09 Qershor 2025 | 7:07

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot me fillim nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Ndryshe të shtunën kryesuesi Avni Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por sërish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë mbrëmë përmes një statusi në Facebook se edhe seanca e sotme do të përfundojë pa epilog.

Ai ka insistuar në krijimin e një Qeveria të Unitetit, për çka ka thënë se do të dal me një agjendë 15 pikëshe, me një platformë konkrete bashkëpunimi. /Reporteri.net/.