Archie Brown zbulon arsyen pse refuzoi Milanin dhe u transferua te Fenerbahce

Edhe pse ishte shumë pranë transferimit te Milan, mbrojtësi i majtë anglez, Archie Brown, vendosi në fund të transferohej te Fenerbahce. Klubi turk pagoi 9 milionë euro te belgët e Gent për kartonin e 23-vjeçarit, i cili do të përfitojë 1.5 milionë euro rrogë në sezon.

Mediat turke dhe ato italiane raportojnë se të njëjtat shifra kishte ofruar edhe Milan, 9 milionë euro për Gent dhe 1.5 milionë euro rrogë për lojtarin. Madje, fillimisht i kishte thënë “po” transferimit te Milan, por më pas ndryshoi mendje dhe zgjodhi ekipin turk.

Në një prononcim për mediat turke, Brown tregoi arsyen pse refuzoi Milanin dhe në fund zgjodhi Fenerbahce-n. “Marrëveshja me Milanin ishte praktikisht e mbyllur. Por, telefonata që mora nga presidenti i Fenerbahce, ndryshoi gjithçka. Pasioni që ai tregoi dhe vizioni  më bindën që duhej të zgjidhja Fenerbahce-n dhe bëra pikërisht atë gjë”, tha Brown.

Po ashtu, anglezi u shpreh shumë i lumtur që do të ketë mundësinë të punojë me një trajner të madh si Jose Mourinho.

The post Archie Brown zbulon arsyen pse refuzoi Milanin dhe u transferua te Fenerbahce appeared first on Telesport.