Arbri ‘godet’ Valbonën: Gjatë gjithë kohës ke qenë e prirur më shumë të jesh afër Jozit sesa Laertit

Çështja e Valbonës dhe Laertit vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në Big Brother VIP Albania, si brenda shtëpisë ashtu edhe në studio nga opinionistët.

Valbona është shprehur e revoltuar ndaj vendimit të Laertit për të mos luajtur me të deri në fund si një dyshe, por për të zgjedhur një përballje direkte në televotim.

Ajo e ndjeu këtë si një “tradhti”, duke i kërkuar llogari Laertit: “Unë të kam qëndruar pranë dhe ti më ke prerë në besë”.

Nga ana tjetër, Laerti justifikoi vendimin e tij, duke theksuar se Valbona e kishte refuzuar disa herë dhe se ai kishte vendosur të luante vetëm, me arsyetimin se “Big Brother-i fitohet vetëm”.

Ndërkohë, opinionisti Arbër Hajdari mbrojti qëndrimin e Laertit, duke thënë: “Laerti zgjodhi të luajë dhe për të fituar Big Brother-in, duhet të luash”.

Në vijim, Arbri i drejtoi Valbonës një pyetje që ndezi edhe më shumë debatin: “Çfarë premtimi të ka dhënë Laerti që e konsideron se të ka prerë në besë?”.

Valbona u përpoq të arsyetonte zhgënjimin e saj, duke treguar se kishte qenë 100% e përkushtuar ndaj Laertit. Ajo tha se e kishte pyetur nëse duhej të besonte në dashurinë e tyre dhe ai i ishte përgjigjur me “100%”.

Në këtë pikë, Laerti e kundërshtoi. Valbona u shpreh e zhgënjyer, duke thënë: “Të dalësh në nominim kokë më kokë me vajzën që e do në shtëpi ishte shokimi më i madh për mua”.

Arbri, duke analizuar situatën, i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë: “S’ka premtim këtu”.

Por Valbona këmbënguli: “Ai më ka thënë se do të jemi bashkë”.

Arbri: “Laerti ta ka dhënë mundësinë shumë herë, ti gjatë gjithë kohës ke qenë e prirur më shumë të jesh afër Jozit sesa Laertit”.

Debati mes tyre u bë një nga momentet më të nxehta të spektaklit, duke ndezur diskutime të shumta edhe mes shikuesve. /Telegrafi/