Ish futbollisi i kombëtares shqiptare, Emiljano Vila ka shumë besim tek kombëtarja shqiptare në ndeshjen e sotme ndaj Serbisë.
Shqipëria dhe Serbia ballafaqohen me fillim nga ora 20:45, në Air Albania, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, shkruan GazetaBlic Sport.
Vila potencon se shanset e Shqipërisë janë mjaft të mëdha për tre pikë.
“Ndeshje e rëndësishme po nuk duhet të futemi në trysni, ta shofim si ndeshje normale, sepse unë kam shumë besim që ekipi këte sfidë do e fitojë. Kemi lojtarë shumë të mirë dhe shanset i kemi shumë të mëdha” tha fillimisht Vila për GazetaBlic Sport.
Emiljano Vila ishte i grumbulluar për duelin Serbi – Shqipëri në tetor të vitit 2014. Ai kujton momentet e asaj ndeshje shumë të tensionuar.
“Kam qenë i grumbulluar në atë sfidë, biles kam qenë në ‘nxemje’ dhe tifozët e tyre vetëm na kanë gjujtë me çka mundeshin, derisa jemi larguar nga nxemja – derisa ndodhi ajo që gjithë e kanë parë, një urrejtje e madhe, por ajo pjesë ka kaluar tani”, vazhdoi ai.
Vila pret që tifozët të përkrahin kombëtaren në çdo moment gjatë ndeshjen së sotme.
“Për tifozet s’kam asnjë thirrje, ata janë më të mirët dhe e dinë shum mirë çfarë atmosfere festive ofrojnë kur janë në stadium, vetëm ata dijnë ta bëjnë dhe shpresoj se fitojmë 2:0”, përfundoi Vila.
/GazetaBlic Sport/
The post “Kam shumë besim për fitore”, Emiljano Vila: Në Beograd tifozët e tyre na gjuanin me gjithçka, nesër të përkrahim lojtarët appeared first on GazetaBlic.