Arbitri spanjoll akuzohet për sulm sek*ual; telefoni dhe kamerat zbuluan të vërtetën

Policia ndaloi një arbitër të “Segunda División” pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një prostitute në Gijón, duke u paraqitur si polic kombëtar. Ai u lirua më pas, por mbetet nën hetim.

Sipas “La Nueva España”, arbitri u identifikua nga Agjencia e Kujdesit për Familjen dhe Gruan përmes telefonit celular, pasi “viktima” dha numrin nga i cili e kontaktoi dhe më pas e identifikoi në një foto. Sipas “El Comercio”, arbitri mohoi të kishte qenë në banesën ku ndodhi ngjarja, por u kap nga kamerat e sigurisë duke hyrë në portë.

COMUNICADO

Ngjarja ndodhi në lagjen El Llano të Gijónit, “viktima” e raportoi sulmin seksual. Ai u mor në komisariat, deklaroi dhe u lirua me akuza, duke pritur vendimin gjyqësor. Sipas mediave, ai mbante në shtëpi uniforma dhe stema të Policisë Kombëtare, Gardës Civile dhe policisë lokale.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) nisi menjëherë hetimin dhe, si masë paraprake, arbitri u pezullua nga çdo aktivitet deri në përfundimin e procesit.

The post Arbitri spanjoll akuzohet për sulm sek*ual; telefoni dhe kamerat zbuluan të vërtetën appeared first on Telesport.