Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli sipas të gjitha gjasave do të jetë futbollist i Reims në Ligue 1. Zeneli ka arritur marrëveshje personale me klubin francez.
Zeneli pritet që gjatë këtyre ditëve të udhëtojë drejt Francës për testet mjekësore.
Madje edhe vetë klubi holandez Heerenven që zotëron kartonin e futbollistit ka pranuar me një postim në “Facebook” se Zeneli është në bisedime me Reims.
Nëse Reims pranon të paguajë për kartonit e tij, mund ta marrë që në këtë sesion të merkatos.
Për Zenelin interesim kanë shprehur skuadrat e mëdha turke si: Galatasaray, Fenerbahce e Trabzonspor, ndërsa atë nga afër e ka ndjekur edhe gjiganti anglez Chelsea dhe ai zviceran Basel.