Gimeri i njohur, Arber Bytyqi, ka ndarë së fundmi një fotografi të moderatores së njohur Arbana Osmani, ku ajo shfaqet me një pamje të kuruar në detaje.
Grimi është realizuar nga vetë Bytyqi, i cili prej vitesh bashkëpunon me personalitete të njohura të ekranit.
Në foto, Arbana paraqitet me një stil klasik, duke theksuar bukurinë natyrale dhe finesën që e karakterizon, shkruan “Kosovarja”.
Arber Bytyqi dhe Arbana Osmani kanë bashkëpunuar në shumë projekte televizive dhe paraqitje publike, duke krijuar një lidhje profesionale të qëndrueshme.











