Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka zëra se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj po mbledh nënshkrimet për tu zgjedhur president i vendit.
“Ka pas ide, me sa kam pa, Ramush Haradinaj mbledh nënshkrime nga deputetët individualisht dhe grupet politike, por nuk e di a është konkretizu”, tha ai në ATV.
Sipas Gashit të LDK-së, kjo parti nuk ka mundësi që të propozjë një emër për president për shkak të numrit të vogël të deputetëve.
Çështja e presidentit të Kosovës pritet të jetë njëra nga tema kryesore që do të përcjellë vendin pas konstituimit dhe formimit të institucioneve, për çka është shkurtuar afati kohor për negociata për postin e presidentit për shkak të rinumërimit.
Deri më pesë mars duhet të zgjidhet presidenti i ri ose vendi shkon në zgjedhje.










