Edhe pse në konferencën e fundit për shtyp, të mbajtur ditën e sotme, Alvaro Arbeloa, siguroi tifozët se Kylian Mbappe është mirë dhe do të luajë nesër nga minuta e parë, burime të ndryshme mediatike bëjne me dije se sulmuesi francez do të mungojë ndaj Benfica-s.
“Mbappe është gati të luajë nesër, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme tani (buzëqesh). Ai po bën gjithçka për të na ndihmuar në fushë. Ai mund të ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje, dhe mbrojtësit e dinë se ai mund të vendosë rezultatin në çdo moment. Ai është gati për nesër, dhe jam i sigurt se do të ketë një ndeshje të shkëlqyer”, u shpreh Arbeloa.
Ndërkohë, “L’Equipe” zbulon se Mbappe nuk e ka përfunduar seancën e sotme stërvitore, duke ndierë sërish shqetësime në gju dhe sipas medies në fjalë, mungesa e francezit nesër ndaj Benfica është e sigurt. Deri tani ende nuk ka njoftim zyrtar nga ana e klubit madrilen.
The post Arbeloa thotë të kundërtën, por lajmet për gjendjen e Kylian Mbappe nuk janë aspak të mira appeared first on Telesport.










