Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, foli në konferencë për shtyp pas ndeshjes ndaj Benfica në “Da Luz”. Për gjendjen e Vinicius tha: “Është mirë dhe i qetë. Duhet pyetur lojtari i Benfica për atë që ka thënë. Racizmi duhet zhdukur nga futbolli dhe nëse lojtarët nuk reagojnë, bëhet shumë e vështirë”.
Për ndeshjen: “Dua një skuadër solide dhe serioze. Dominuam dhe meritonim më shumë gola”. Për Tchouaméni: “Spektakolar, prej disa ndeshjesh është në nivel shumë të lartë”.
Në konferencë shtoi: “Toleranca ndaj racizmit duhet të jetë zero. E pyeta Vini nëse donte të vazhdonte. Jemi gjithmonë në krah të tij dhe do të kishim bërë atë që ai do të vendoste. Arbitri më tha se nuk kishte dëgjuar asgjë”.
Për Mourinho: “Jam i sigurt se kur ta dijë çfarë është thënë, nuk do të jetë dakord”. Për Prestianni: “I besoj Vini plotësisht”. Për kthimin: “Me Mourinhon nuk ka asgjë të mbyllur, na presin edhe 90 minuta”.
The post Arbeloa: Ta braktisnim ndeshjen? Gati të bënim gjithçka që do të vendoste Vinicius appeared first on Telesport.








