Arbeloa: Ndoshta na bie sërish Manchester City, të presim verdiktin e goglave të nxehta

Álvaro Arbeloa foli pas fitores 2-1 (3-1 në total) ndaj Benfica. Për Vinicius tha: “Jam i lumtur për golin e madh që shënoi. E meriton dhe është në formë shumë të mirë. Pa Mbappé bëhet edhe më i rëndësishëm”.

Për francezin shtoi: “U largua nga stërvitja dhe kishte shqetësime. Me mjekët vendosëm që të ndalonte. Është shumë i rëndësishëm dhe shpresoj të rikthehet brenda pak ditësh”.

Ai analizoi ndeshjen: “Na vendosën shumë në presion, por u rritëm gjatë lojës. Më vjen keq për golin e anuluar të Güler”. Për Valverde: “Është një zgjatim i imi në fushë, lider, nuk dëshiron të ndalet as me dhimbje”.

Për shortin: “Objektivi ishte të ishim në vazo. Ndoshta na bie sërish City, por nuk ka rëndësi”. Për Sporting CP: “Skuadrat portugeze janë shumë konkurruese. Të shohim çfarë do të na sjellin goglat e nxehta”.

The post Arbeloa: Ndoshta na bie sërish Manchester City, të presim verdiktin e goglave të nxehta appeared first on Telesport.