“AS” zbulon se Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham kanë udhëtuar së fundmi jashtë vendit për ekzaminime mjekësore dhe për të ndjekur një program specifik trajtimi dhe rehabilitimi, një praktikë e zakonshme brenda klubit madrilen.
Sipas “AS”, gjuri i majtë i Kylian Mbappe po i përgjigjet mirë trajtimit. Megjithatë, pjesëmarrja e tij në ndeshjen e parë kundër Manchester City është e pamundur.
E njëjta gjë vlen edhe për Jude Bellingham, i cili ende po punon me programin e tij të rikuperimit pavarësisht përmirësimit të ndjeshëm në dëmtimin e muskulit të këmbës së majtë, por edhe mesfushori anglez do të mungojë në sfidën e parë ndaj Manchester City, e programuar për të mërkurën.
Ky është padyshim lajm i keq për Alvaro Arbeloa, pasi duhet të bëjë pa dy nga lojtarët kryesorë për sfidën e parë. Lajmi i mirë dhë ngushëllues në këtë rast është se Mbappe dhe Bellingham do të jenë në dispozicion të trajnerit të “Los Blancos” për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet një javë më pas në “Etihad”.
The post Arbeloa merr lajmin e mirë dhe lajmin e keq për Bellingham dhe Mbappe. Ja kur do të kthehet dyshja në fushë appeared first on Telesport.










