Arbeloa: Menduam se nuk do të shihnim më askënd si CR7, por Mbappé është në atë rrugë

Álvaro Arbeloa u shfaq shumë i kënaqur pas fitores së Real Madridit në “Mestalla”. Ai pranoi se nuk ishte një ndeshje brilante në lojë, por theksoi se skuadra është në rrugën e duhur. Fitore me meritë: “Tri fitore në 11 vitet e fundit këtu, kam ardhur si lojtar dhe e di sa e vështirë është. Fituam falë soliditetit dhe përkushtimit, ishim fitues të merituar”.

Ndryshimet në të djathtë: “Fede kudo që luan jep rendiment spektakolar, por është më i lumtur në mesfushë. David luajti shumë mirë, është lajm i madh për akademinë. Trent, pas shumë kohe jashtë, do ta menaxhojmë me kujdes”. Carvajal: “Po e shoh gjithnjë e më mirë në stërvitje, por nuk do të rrezikoj. Është lider në dhomat e zhveshjes”.

“Mestalla”: “Të vish këtu është si të shkosh te dentisti. Courtois nuk bëri asnjë pritje falë punës solide të skuadrës”. Mbappé: “Na mbarojnë fjalët. Mendonim se s’do të shihnim më si Cristiano Ronaldo, por Mbappé duket në atë rrugë”.

 

 

The post Arbeloa: Menduam se nuk do të shihnim më askënd si CR7, por Mbappé është në atë rrugë appeared first on Telesport.