Alvaro Arbeloa ka shpallur Kylian Mbappé si një fenomen të jashtëzakonshëm, duke thënë: “Cristiano Ronaldo ishte diçka jashtëtokësore, e pamundur për t’u barazuar në arritje, trofe dhe rekorde. Sidoqoftë, nëse dikush mund ta bëjë këtë gjë , ai është Mbappé”. Francezi nuk ka zhgënjyer këtë sezon. Më 2026, çdo herë që ka startuar me Real Madridin ka shënuar gol, madje edhe në situata ekstreme, si në minutën e 91-të ndaj Valencias, ose penallti në minutën e 100-të ndaj Rayo Vallecano.
Statistikat e vitit 2026 janë të jashtëzakonshme: 6 ndeshje si titullar, 6 gola. Në total, këtë sezon ka shënuar 38 gola në 31 ndeshje, me mesatare 1.23 gola për ndeshje, më e larta në karrierë. Me më shumë se 3 muaj deri në fund të sezonit, Mbappé është vetëm 6 gola larg rekordit personal prej 44 golash (PSG 2023-24 dhe Real Madrid 2024-25). Ai mund të arrijë 60 gola, duke tentuar të thyejë rekordin (61 gola) e Cristiano Ronaldos më 2014-15.
Efikasiteti i tij është i pabesueshëm: 38 gola në 2.663 minuta, duke shënuar çdo 61.6 minuta. Me 23 gola në 23 javë të La Liga-s, francezi udhëheq listën e golashënuesve me avantazh ndaj Muriqit dhe Ferran Torresit. Lufta për “Këpucën e Artë” europiane është më e ngushtë, me Harry Kane një gol përpara dhe Haaland 21 gola.
The post Arbeloa, i mahnitur nga Mbappé: Vetëm ai mund të barazohet me jashtëtokësorin CR7 appeared first on Telesport.










